Champions League

VIDEO/ Finalja me Liverpool, entuziazëm në rrugët e Parisit pas mbërritjes së Real Madrid

Të shtunën në mbrëmje, Real Madrid do të jetë në kërkim të titullit numër 14 në Champions League. Në Paris të Francës, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti sfidojnë Liverpoolin e Jurgen Klopp, me të kuqtë që kanë zhvilluar një nga sezonet më spektakolarë.

Megjithatë, Los Blancos e kanë treguar përgjatë rrugëtimit të tyre europian se mund të fitojnë ndaj kujtdo edhe nëse të gjithë i mendojnë të dorëzuar, ashtu siç ndodhi në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

Ndërkohë, madrilenët kanë mbërritur në kryeqytetin francez dhe entuziazmi ka qenë i madh me njerëz të shumtë të cilët mbushën rrugët për të ndjekur nga afër disa prej lojtarëve më në zë të momentit, pa harruar faktin se në radhët e Real Madrid luan edhe bashkëkombasi i tyre, Karim Benzema. Ndaj, kanë një arsye më shumë për të mbështetur spanjollët në finalen e së shtunës ndaj Liverpool.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency