Superliga e Kosovës

VIDEO/ Fishekzjarret ndriçojnë qiellin e Suharekës pas titullit të parë të Ballkanit

Ballkani fiton titullin kampion, duke hapur shampanjën e festës katër javë para fundit të sezonit dhe e bëri këtë nga divani i shtëpisë, duke ndjekur derbin e Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, që përfundoi në barazim pa gola dhe shpalli zyrtarisht kampione skuadrën nga Suhareka.

Ky është titull i parë në histori për Ballkanin, që u ngjit në elitën e futbollit të Kosovës vetëm në verën e 2018-ës dhe mbrëmjen e djeshme në qytetin e Suharekës nisi festa, me fishek-zjarre të shumta me ngjyra të fanellës së klubit, që ndriçuan qiellin për disa minuta.

Skuadra nga Suhareka e nisi sezonin nën drejtimin e trajnerit Bekim Isufi, i cili u shkarkua në mes të sezonit dhe në vendin e tij erdhi Ilir Daja, një mjeshtër titujsh në Shqipëri, që konfirmohet i tillë që në muajt e parë edhe në Kosovë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency