Itali

VIDEO/ Fitore bindëse ndaj Torinos, Napoli kryeson i vetëm Seria A

Napoli vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive, ndërsa triumfoi në takimin e raundit të tetë të Seria A ndaj Torinos.

Vendasit morën avantazhin që në minutën e 6’ me Anguissa, ndërsa 6 minuta më pas ishte po ai që gjeti rrugën drejt rrjetës duke realizuar golin e dytë për Napolin.

Ndërsa në minutën e 37’ Napoli do të realizonte golin e tretë, por këtë herë ishte Kvaratskhelia ai i cili do të realizonte. Torino tentoi të reagonte duke shënuar me Sanabria në minutën e 44’.

Megjithatë takimi u mbyll me katër gola në total, pasi pjesa e dytë nuk solli risi.

Pas këtij takimi Napoli kryeson me 20 pikë, teksa Torino renditet në vend të 9 me 10 pikë të grumbulluara.

Napoli – Torino 3-1 (Anguissa 6’, 12’, Khvaratskhelia 37′ / Sanabria 44′)

44′ – Sanabria shënon për Torinon, duke provuar të rihapë takimin, para se të shkojnë në dhomat e zhveshjes…

33′ – Khvaratskhelia merr një top në mesin e fushës dhe galopon drejt zonës kundërshtare, ku thyen me një gjuajtje të lehtë portierin serb të Torinos, duke shënuar golin e tretë…

12’ Sërish Anguissa, që hyn në zonë, në pozicion të pjerrët dhe godet menjëherë, duke mposhtur për herë të dytë portierin Milinkovic-Saviç. Mesfushori luan sezonin e dytë me fanellën e Napolit, por këta janë golat e parë që shënon në Serinë A.

6’ – Zhbllokohet sfida, me Napolin që kalon në avantazh me golin e mesfushorit Anguissa. Ky i fundit depërtoi në zonë dhe i gjeti kohën një topi të ardhur nga krahu, për ta devijuar në rrjetë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency