VIDEO/ Fituan finalen ndaj Dinamos, lojtarët surprizojnë Çelën në dhomat e zhveshjes
Kastrioti ia doli të merrte tre pikë me shumë vlerë në një ndeshje e konsideruar si finale mbijetese përballë Dinamos me rezultatin 0-1. Goli i Adolf Selmanit në Elbasan Arena iu mjaftoi krutanëve të cilët tashmë ngjiten në vendin e gjashtë të klasifikimit me 34 pikë dhe duket se kanë hedhur një hap të sigurt drejt qëndrimit në elitë për sezonin e ardhshëm.
Sigurisht, një fitore e tillë me shumë vlera ka bërë që atmosfera pas ndeshjes te Kastrioti të jetë ndër më të mirat ndërsa lojtarët i kanë bërë edhe një surprizë trajnerit Emiljano Çela, i cili ndryshoi tërësisht frymën te krutanët. Kështu, lojtarët mes brohorimave dhe një zhurme të përligjur kanë bërë pjesë të festës edhe teknikun që tashmë po korr një sukses të madh.



