Angli

VIDEO/ Fjalimi motivues i Artetës pas tre humbjeve radhazi: Besoni në vete, kisha frikë pas Cityt!

VIDEO/ Fjalimi motivues i Artetës pas tre humbjeve radhazi: Besoni në vete, kisha frikë pas Cityt!

Trajneri Mikel Arteta ia doli në sezonin e fundit të ndryshonte disi Arsenalin edhe pse në fund të kampionatit nuk mundi ta rendiste skuadrën në katër vendet e para të Premier League. Megjithatë, me teknikun spanjoll londinezët kanë një projekt të gjatë dhe në sezonin e ri do të vijojnë t’i besojnë. Së fundmi, është zbuluar edhe një fjalim motivues i Artetës në sezonin e kaluar, një fjalim që ndryshoi sjelljen e lojtarëve në fushë dhe bashkoi grupin.

“Skuadrat që performojnë mirë kanë vetëm një gjë të përbashkët; ato marrin rezultate. Por, e bëjnë këtë vetëm prej një arsye; e dashurojnë atë që bëjnë, këtë qëllim kanë. Pas ndeshjes me Manchester Cityn unë pata frikë, isha i pasigurt, media po më “vriste”. Por, mendova të gjithë gjërat e mira në jetë.

Kam një familje, tre fëmijë dhe këtë klub. Ju kam juve djem, këtë javë e kuptova pse jam trajner. Prandaj dua t’iu falenderoj, e kthyet një moment të vështirë në një nga momentet më të bukura për mua. Besoni në veten tuaj sepse jeni shumë të mirë. Gjëja e fundit që mund të bëj është t’iu fajësoj ju, është përgjegjësia ime të përballem me situatat. Tani le të vazhdojmë përpara”, shprehet Arteta.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency