VIDEO/ Formacioni më i mirë i javës në Bundesligë, dominon Bayerni i Mynihut
Bundesliga ka nisur nën dominimin e Bayernit të Mynihut, që nuk ka të ngopur edhe pas 10 titujsh radhazi, pasi kanë shënuar 15 gola në tre ndeshje dhe kanë pësuar vetëm një, duke konfirmuar se janë në superformë.
Java e tretë prodhoi fitoren më të thellë, atë 7-0 të bavarezëve ndaj Bochumit, por edhe rrëzimin e parë të Borussia Dortmund, që ishte në avantazh të dy golave deri në minutën e 89’, por më pas pësoi tre dhe doli pa pikë përballë Werder Bremen.
Gjithashtu kjo javë ishte e para si titullar për mbrojtësin holandez Mathijs De Ligt, që gjeti edhe golin me fanellën e Bayernit të Mynihut, e gjithashtu u bë pjesë e formacionit më të mirë të javës.
Në 11-shen më të mirë të publikuar nga Bundesliga, dominon padyshim Bayerni me tre futbollistë, teksa përveç De Ligt, bëjnë pjesë edhe Mane e Coman.
Formacioni më i mirë i javës:



