Formula 1

Video/ Frikë për Leclerc, përplaset me barrierën anësore dhe dërgohet në spital

Incident i rëndë për Charles Leclerc në provat e lira të Jeddah, në Arabinë Saudite. Piloti francez i Ferrarit u përplas me barrierën anësore, duke shkaktuar panik, teksa menjëherë u dërgua në qendrën shëndetësore për kontrolle të mëtejshme.

Sipas skuadrës së Ferrarit, gjendja e Leclerc është e mirë dhe vetë piloti francez duket më shumë i shqetësuar për gjendjen e makinës, teksa shpresohet që t’ia dalë të rikthehet në garë të dielën.

Ndërkohë, vlen të theksohet se provat e lira u ndërprenë pas dopio-flamurit të kuq, ndërsa Lewis Hamilton ishte ai që tregoi formën më të mirë që aq sa skuadrat qëndruan në pistë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency