Kombëtare

VIDEO/ Fundjavë fantastike për Cikalleshin, shënon sërish dhe vulos triumfin e Konyasporit

Sokol Cikalleshi realizon edhe golin e dytë për skuadrën e Konyaspor, që ka fitoi 0-2 në fushën e Goztepe, sfidë për llogari të javës së 12-të në elitën e futbollit turk.

Të dy golat u shënuan nga 31-vjeçari i kombëtares kuqezi, i cili është ngjitur në kuotën e katër rrjetave sezonale.

Goli i parë erdhi në minutën e 26-të, vendasit mbeten me dhjetë lojtarë në minutën e fundit të fraksionit të parë të ndeshjes, teksa Cikalleshi realizoi golin e dytë në minutën 72’.

Fundjavë fantastike për bomberin shqiptar, i cili u aktivizua si titullar bashkë me Endri Çekiçin dhe Zymer Bytyqin. Triumfi i sotëm e ka ngjitur Konyasporin në vend të tretë, 7 pikë larg Trabzonsporit kryesues.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency