Featured

VIDEO/ Futboll i bukur, dominim, por sa frikë në fund! Kosova mposht Irlandën e Veriut

Kosova mposhti 3-2 Irlandën e Veriut në sfidën e tretë të Nations League, duke u ngjitur në kuotën e gjashtë pikëve në Grupin 2 të Ligës B, tre më pak se Greqia kryesuese, rival të cilin dardanët do e sfidojnë më 12 qershor në Volos, aty ku nuk do kenë shërbimet e Dresevic, Kastratit dhe Fazlijit për shkak kartonësh.

Pjesë e parë fantastike për Kosovën, dominim i djemve të Alain Giresse, por sa frikë dhe panik në minutat e fundit! Vedat Muriqi realizoi një dygolësh, të parin nga pika e penalltisë, teksa Zymer Bytyqi shënoi një gol fantastik, që i dha Kosovës përkohësisht avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë.

Ishullorët shënuan dy herë me kokë me anë të Shayne Lavery dhe Daniel Ballard. Në fund festuan lojtarët e Kosovës, të cilët e donin me çdo kusht këtë sukses në 4-vjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit dardan dhe mbarë shqiptar.

Nations League
Grupi 2, Liga C

KOSOVË-IRLANDË E VERIUT 3-2 (Muriqi 9′, 52′, Bytyqi 19′ / Lavery 45′, Ballard 83′)

Kronika e ndeshjes:

 86′ Momente paniku te Kosova. Irlanda e Veriut i afrohet golit të tretë, por gjuajtja me kokë e Ballard përfundon jashtë.

 85′ Gafë e Lirim Kastratit, Irlanda e Veriut pranë golit të barazimit. Eviton rrezikun në fund Betim Fazliji.

 83′ Irlanda e Veriut shënon golin e dytë. Lojtari i Arsenalit, Daniel Ballard fitoi duelin ajror me Mirlind Kryeziun dhe rihapi takimin në Prishtinë.

 62′ Kosova nuk i ndal sulmet. Muriqi ul një top për Rashicën që godet menjëherë. Portieri irlandez pret topin, aksioni ndërpritet për pozicionin të parregullt të Rashicës.

 52′ Kosova e nis shumë mirë pjesën e dytë. Vedat Muriqi merr një asist nga krahu i djathtë nga Lirim Kastrati dhe dërgon topin në rrjetë, duke gjetur golin e dytë në këtë përballje.

 45′ Irlanda e Veriut shkurton rezultatin. Brodie Spencer kroson bukur nga krahu i djathtë, Shayne Lavery realizon me kokë, duke u futur edhe vetë brenda portës dardane. 

 43′ Kosova në sulm. Krosim nga e majta i Zymer Bytyqit, Dresevic nuk arrin te topi, që largohet në këndore nga mbrojtja mike. Këndore!

 38′ Conor McMenamin shmang Rrudhanin në krahun e djathtë dhe tenton portën e Kosovës. E pasaktë goditja e lojtarit të Glentoran.

 32′ Kombinime shumë të bukura të djemve të Giresse. Florent Muslija tenton trekëndëshin, “fluturon” Peacock-Farrell që shmang golin e tretë të Kosovës.

 30′ Rashica i papërmbajtshëm, sa në njërin krah në tjetrin. Sulmuesi dardan shmang një kundërshtar dhe tenton portën. E djathta potente shumë qendrore, pret portieri irlandez.

 22′ Moment i bukur për Kosovën. Rashica provon nga larg, pret pa probleme Peacock-Farrell.

 19′ Goooooooool Kosova! Milot Rashica fantastik në krahun e djathtë, krosim i bukur në zonë dhe finalizim i jashtëzakonshëm i Zymer Bytyqit. 2-0 për Kosovën.

 17′ Muriqi nis bukur Rashicën, gjuajtja e të cilit ndalet nga portieri i Irlandës së Veriut. Arbitri anësor akordon pozicion të lojtarit të Norwich.

 12′ Reagon ekipi mik, që i afrohet golit të barazimit me anë të George Saville, mbrojtja e Kosovës devijon në këndore.

 9′ Goooooooool, Kosova në avantazh! Vedat Muriqi shkon te pika e penalltisë dhe gjuan saktë me të majtën, duke dërguar topin në rrjetë. Kosova kalon në avantazh 1-0, me një gol në minutën e 9’, pikërisht si numri që mbante mbi shpinë legjenda e Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta 4 vite më parë.

 8′ Penallti për Kosovën pas frenimit të parregullt të Milot Rashicës në zonën irlandeze.

 Fillon ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Formacioni zyrtar

KOSOVA (3-5-2): Ujkani, L. Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresevic, Muslija, Rashica, Bytyqi, Muriqi. Trajner: Alain Giresse.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency