Premier League

VIDEO/ Gafa fatale e Dele Alli, nuk shënon dot as me portën bosh!

Evertoni u mposht 4-0 në miqësoren e zhvilluar në SHBA ndaj Minnesota United. Frank Lampard provoi lojtarë të ndryshëm, por pjesa e parë ishte shumë e dobët, pasi përfundoi me avantazhin e trefishtë për ekipin amerikan.

Një nga lojtarët që u hodh në fushë në fraksionin e dytë të takimit ishte Dele Alli, i cili humbi një shans të artë për të realizuar golin e nderit për skuadrën nga Liverpuli.

 

Mesfushori ofensiv mori një asist nga krahu i djathtë, por nuk ia doli të shënonte me portën bosh, duke mos u koordinuar siç duhej!

Një gafë fatale, por ishte vetëm një ndeshje miqësore dhe ish-lojtari i Tottenhamit dhe kombëtares angleze shpreson të korrigjojë “shënjestrën” në sfidën e radhës.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency