Atletikë

VIDEO/ Gega dominon në 3000 metra me pengesa, organizatorët i ngatërrojnë himnin

Luiza Gega ka marrë një tjetër medalje ari në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Algjeri, teksa ka dominuar totalisht në garën e 3000 metrave me pengesa, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar, falë kohës 9:14:29.

Atletja shqiptare u shkëput ndjeshëm ndaj rivaleve në xhiron e fundit, aq sa edhe regjia humbi interesin për garën, ndërsa në momentin e dhënies së medaljeve nuk mungoi as një incident me himnin.

Organizatorët në fakt ngatërruan himni shqiptar, duke luajtur një tjetër, por Gega ishte e para që tërhoqi vëmendjen për gabimin, teksa u deshën disa sekonda për të rregulluar situatën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency