VIDEO/ Gjilani ndal Ballkanin, tifozët hyjnë në fushë dhe godasin ish portierin e Teutës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në sfidën mes Gjilanit dhe Ballkanit, e vlefshme për BKT Superligën e Kosovës. Gardiani shqiptar Stivi Frashëri, i cili mbron portën e Ballkanit, u godit nga tifozët në minutat shtesë të ndeshjes, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit.
Gjithçka ndodhi pasi Koliçi shënoi golin e barazimit në minutën e 95-të, ndërsa tifozët vërshuan në fushë për të festuar dhe njëri prej tyre goditi portierin Frashëri, i cili u rrëzua menjëherë në tokë, ndërsa më pas arbitri sinjalizoi ndërprerjen e ndeshjes.
Kjo ngjarje është vërtetë e rëndë për skena të futbollit profesionist dhe zbeh në maksimum bukurinë e një përballjeje mes vendit të parë dhe të dytë të kampionatit elitar të Kosovës.
Për kronikë, Ballkani i Ilir Dajës shënoi golin e avantazhit që në minutën e parë me anë të sulmuesit Ermal Krasniqi, ndërsa Ballkani riktheu baraspeshën në të 95-ën dhe ndeshja u ndërpre me rezultatin 1-1.
Feronikeli ka marrë rrugën drejt Kategorisë së Parë, pasi shpresat për mbijetesë janë thuajse zero. Skuadra nga Drenasi është mposhtur me rezultatin e thellë 6-0 në transfertën ndaj Drenicës, me këta të fundit që kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës.
Kreshnik Uka ishte heroi i takimit për Drenicën, pasi shënoi tre gola dhe mori në shtëpi topin e ndeshjes, ndërsa goleada u kompletua nga Mëziu, Dushi e Sekiraqa.



