Premier League

VIDEO/ Gjyqtari i katërt dëshpërohet për golin e Tottenham në shtesë

Një episod i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Tottenham, e cila u mbyll me rezultatin 2-3.

Goli i dytë i Harry Kane që i dha fitoren “spurs” në minutën e 90+5’, do të sillte një reagim të papritur nga arbitri i katërt i kësaj përballjeje.

Ai u pa shumë i dëshpëruar pranë trajnerit Pep Guardiola që Manchester City u mund në një takim, nga i cili kryesuesit e Premier League prisnin të bënin një shkëputje të madhe në rrugën drejt titullit.

Golat në këtë përballje për Cityn u realizuan nga Gundogan dhe Mahres, teksa për Tottenham shënuan Kulusevski dhe Kane, që realizoi dopietë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency