VIDEO/ Gliha debuton me humbje, dardanët të pafuqishëm përballë Jordanisë
90′ Kryesori akordoi 4 minuta shtesë, por asgjë nuk ndryshoi, Kosova pësoi një humbje ndoshta turpëruese ndaj Jordanisë.
87′ Kosova pranë golit, por gjuajtja e Vedat Muriqit ndalet nga portieri i Jordanisë, një ndër lojtarët më të mirë në fushë.
85′ Goooool! Gafë fatale e Vojvodës në mbrojtje. Përfiton Jordani që realizon golin e qetësisë me anë të Al Daradreh.
71′ Krosim i bukur i Mërgim Vojvodës, Muriqi fiton duelin ajror me mbrojtësit e Jordanisë, por gjuajtje e sulmuesit nga Prizreni është qendrore dhe pritet pa probleme nga portieri kundërshtar.
61′ “Zgjohet” Kosova. Fazliji godet me kokë pas një goditje këndi, pret portier i Jordanisë.
47′ Goditje këndi për Kosovën, kërcim i bukur me kokë i Vedat Muriqit, por shtylla i mohon golin sulmuesit te Kosovës.
45’+1 Mbyllet pjesa e parë, Kosova nuk ia del të barazojë rezultatin.
26′ Kosova shumë pranë barazimit. Vedat Muriqi lëviz bukur në krahun e djathtë, lëshon një gjuajtje të saktë, por pret portieri i Jordanisë.
23′ Valon Berisha ekzekuton shumë mirë një goditje dënimi, portieri i Jordanisë devijon në këndore.
18′ Goooool! Me fat jordanezët pas zbritjes së Faisal, goditja e të cilit u devijua nga një mbrojtës dhe la të shtangur portierin Muric.
5′ Goditje këndi për Kosovën. Mirlind Kryeziu kërcen më lart se të gjithë, topi kalon ngjitur me shtyllën e ekipit kundërshtar.
4′ Valon Berisha niset bukur nga krahu i majtë, por devijon në këndore mbrojtja e Jordanisë.
Kosova përballet me Jordaninë në “Fadil Vokrri”, në një miqësore që është edhe ndeshja e parë në pankinë e trajnerit të përkohshëm Primoz Gliha , i cili zëvendësoi Bernard Challandes, i shkarkuar në muajin tetor.
Kosova: Muriç; Aliti, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda; Fazliji, Berisha, Shala, Halimi, Muriqi, Rashica
Jordania: Abulaila; Abuhash, Nasib, Al Dumeiri; Abdel-Rahman, Al Mardi, Daoud, Al-Rawabdeh, Haddad; Faisal, Olwan.



