Futboll

Video/ Gol në stilin Ronaldinho, Bersant Celina çmend Anglinë!

Bersant Celina në versionin Lionel Messi. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol spektakolar këtë fundjavë me Ipswich Town në League One, kategorinë e tretë angleze, pikërisht në takimin e fituar me shifrat 2-1 nga skuadra e futbollistit kosovar që mori tre pikë shumë të rëndëishme. Në minutën e 45-të Celina shënoi golin që dyfishoi shifrat me një parabol spektakolare, gola të cilët në karrierë i kanë shënuar vetëm lojtarë si Ronaldinho, Totti apo Messi. Për ta besuar magjinë që ka realizuar Celina duhet patjetër të shikoni videon më poshtë. Për kosovarin ky ishte goli i 4-t në këtë sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency