Kategoria Superiore

Video/ Golat më të bukur të Javës së 10 në Abissnet Superiore

Java e 10-të e Abissnet Superiores prodhoi shumë pak gola, vetëm 7 të tillë, ose më pak se 1.5 gola për ndeshje, teksa e vetmja sfidë që respektoi pritshmëritë, ishte ajo mes Partizanit e Teutës, ku përfundoi topi tre herë në rrjetë.

Padyshim që goli më i bukur i javës ishte ai i Agim Ibraimit në ndeshjen Dinamo-Kastrioti, me kapitenin e kryeqytetasve që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe u dha fitoren të tijve.

Dy gola të tjerë mjaft interesantë për nga ndërtimi i aksionit, ishin edhe ai i Victor Da Silvës në Vllaznia-Laçi dhe ai i Milunovic në sfidën Kukësi-Egnatia.

Më poshtë po sjellim golat më të bukur të javës së 10-të:
– Agim Ibraimi (Dinamo)/ Dinamo-Kastrioti
– Victor Da Silva (Vllaznia)/ Vllaznia-Laçi
– Luka Milunovic (Kukësi)/ Kukësi-Egnatia

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency