VIDEO/ Golat më të bukur të Javës së 17 në Abissnet Superiore
Java e 17 e Abissnet Superiores prodhoi plot 10 gola dhe rezultate surprizë, siç ishte barazimi I Egnatias në Shkodër, teksa Teuta-Laçi ishte padyshim më spektakolarja, për vetë faktin që u shënuan plot 6 gola.
Veçanërisht dy prej tyre, i pari dhe i fundit, me autorë përkatësisht Albano Aleksin dhe Ardit Deliun, ishin vërtetë spektakolarë dhe bashkë me golin e realizuar nga Ilirid Ademi në Vllaznia-Egnatia, janë përzgjedhur në golat më të bukur të javës.
Golat më të bukur të javës së 17:
Albano Aleksi (Teuta) – Teuta-Laçi
Ardit Deliu (Laçi) – Teuta-Laçi
Ilirid Ademi (Egnatia) – Vllaznia-Egnatia.



