Kategoria Superiore

Video/ Golat më të bukur të javës së nëntë të Superiores

Ndeshjet e javës së nëntë të Abissnet Superiores, e fundit për fazën e parë, dhuruan plot 15 gola, mesatarisht tre gola për ndeshje. Interesant fakti që kanë shënuar të gjitha ekipet, edhe ato udhëtuese (vetëm Skënderbeu ka shënuar 2 gola, të tjerat nga 1 gol). Redaksia e SuperSportit ka bërë përzgjedhjen e tre golave më të bukur të kësaj jave, ata që për nga mënyra e realizimit dhe shkalën e vështirësisë qëndrojnë mbi të tjerët.

Nga sfida e “Loro Boriçit, Kukësi – Tirana është përzgjedhur goli i kroatit Basa, i shënuar në limitet e kohës së rregullt dhe që i siguroi fitoren skuadrës verilindorë. Një koordinim perfekt nga jashtë zonës, që la pa shpresë portierin bardheblu. Dy gola të tjerë, ndër më të bukurit e javës, i përkasin ndeshjes Teuta – Skënderbeu, 2-2: finalizimi me kokë i Mensah, që zhbllokoi takimin, dhe goli i parë i Lorenco Vilës, që barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency