VIDEO/ “Goli” i fundit i merkatos? Tirana firmos me Bruno Lulaj
Bruno Lulaj është lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Tirana e ka afruar mbrojtësin me parametra zero, pasi në fund të sezonit të shkuar 27-vjeçarit i përfundoi kontrata me Kukësin, pjesë e së cilit ishte për plot 3 sezone.
Kjo do të jetë eksperienca e parë në kryeqytet për mbrojtësin, pasi më herët përveç Kukësit ka luajtur vetëm me Skënderbeun dhe me Laçin në Shqipërisë, si dhe ka qenë pjesë e U-20 së Panionios në Greqi.
Ndonëse jemi në orët e fundit të merkatos së verës, Tirana vazhdon përforcimet në mënyrë që të mund të “luftojë” për të mbrojtur titullin kampion.



