La Liga

Video/ Goli i parë i Moron me Espanyolin në La Liga është një “vepër arti”!

Espanyoli po zhvillon një kampionat me dy tablo në këtë sezon. Skuadra ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Keidi Bare ka marrë shumë pikë brenda fushe, ndërsa në ndeshjet jashtë ka zhgënjyer teksa të premten ndaj Celta Vigos në sfidën që hapi javën e 18-të të La Ligas teksa u mposht me shifrat 3-1 nga Celta Vigo në transfertën e Balaidos.

Në minutat shtesë Loren Moron realizoi golin e tij të parë me Espanyolin në La Liga dhe të nderit për miqtë nga Katalunja, një gol që për nga rëndësia nuk kishte shumë vlerë, por që për nga bukuria ishte thjeshtë spektakolar. Një rivënie e gjatë e portierit të Espanyolit shkoi në këmbët e Moron që provoi nga mbi 50 metra distancë, duke zënë në befasi portierin e Celtas. Shijojeni këtë gol në videon më poshtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency