Futboll

Video/ Goli më i bukur i vitit, FIFA publikon nominimet për çmimin Puscas

FIFA ka publikuar pasditen e sotme 11 golat që do të garojnë për çmimin Puscas, ose goli më i bukur i vitit 2021. Me publikimin e videos, është hapur zyrtarisht edhe votimi, ndërkohë që fituesi i këtij çmimi do të zbulohet në ceremoninë gala të planifikuar për më 17 janar të vitit të ardhshëm.

Goli i Patrick Schick, shënuar në Kampionatin Europian ndaj Skocisë dhe ai i austriakut Valentino Lazaro shënuar ndaj Bayer Leverkusenit, kur luante te M’gladbach në Bundesligë, janë edhe favoritët kryesorë për të fituar këtë çmim prestigjoz.

Kandidatët:
🇨🇴 Luis Díaz
🇫🇷 Gauthier Hein
🇦🇷 Érik Lamela
🇦🇹 Valentino Lazaro
🇩🇿 Riyad Mahrez
🇬🇭 Sandra Owusu-Ansah
🇬🇷 Vangelis Pavlidis
🇲🇽 Daniela Sánchez
🇨🇿 Patrik Schick
🇮🇷 Mehdi Taremi
🏴󠁧󠁢󠁳󠁣󠁴󠁿 Caroline Weir

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency