Conference League

VIDEO/ Guri i dhuron fitoren Shkëndijës, tetovarët me një “këmbë” në raundin e tretë

Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur me sukses ndeshjen e parë të raundit të dytë në Conference League teksa mposhti me rezultatin 1-2, letonezët e Valmierës. Në fakt, sfida nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për tetovarët që rrezikuan të ndëshkoheshin pas vetëm pesë minutash lojë. Megjithatë, lojtarët e Shkëndijës e kaluan shpejt momentin e e vështirë dhe në minutën e nëntë gjetën golin me anë të Doriev.

Sulmuesi anësor lëvizi me zgjuarsi duke shmangur mbrojtësin dhe me një goditje tokazi në hyrje të zonës shkundi rrjetën e kundërshtarëve. Ndërkohë, në minutën e 34, Doriev nuk kishte fatin në anën e tij pasi me një goditje potente në hyrje të zonës u ndal vetëm nga shtylla. Por, fati ishte në anën tjetër pasi në fundin e pjesës së parë, vendasit gjejnë golin pas një ekzekutimi të një goditje këndi duke rikthyer baraspeshën.

Sakaq, edhe pse kishin mbetur vetëm pak minuta nga pjesa e parë, sërish të besuarit e trajnerit Artim Shaqiri e patën mundësinë për golin e dytë, por sërish shtylla u bë faktor pasi ndali goditjen me kokë të Ramadanit. Me këtë episod u mbyll 45-minutëshi i parë ndërsa në fraksionin e dytë, Valmiera e nisi ndeshjen më mirë teksa portieri Zahov shpëtoi tetovarët. Megjithatë, me kalimin e minutave kuqezinjtë e morën veten dhe me aktivizimin e Nafiut ndryshoi rrjedha e lojës.

Fillimisht, Nafiu shpërdoroi një mundësi të shkëlqyer, por vetëm pak minuta më pas dhuroi një harkim perfekt për Gurin i cili nuk fali me kokë dhe kaloi sërish në avantazh Shkëndijën. Një avantazh të cilin Shkëndija e ruajti deri në fund dhe është me një këmbë në raundin e tretë, ku pret fituesen e çiftit AIK-Vorskla Poltava. Ndeshja e kthimit mes Shkëndijës dhe Valmierës do të luhet më datë 28 korrik.

Komenti: 

89′ Rrezikojnë vendasit, por Shkëndija është me fat dhe shpëton nga goli i barazimit

63′ Gooooool! Shkëndija kalon në avantazh, Sindrit Guri realizon një gol shumë të bukur me kokë duke shfrytëzuar harkimin perfekt të Nafiut

61′ Aksion i shkëlqyer nga Shkëndija, por në fund Nafiu gabon dhe godet portën teksa kishte mundësinë edhe për të pasur te Guri i cili ishte i lirë në qendër të zonës

46′ Valmiera e nis me vrull pjesën e dytë dhe i afrohet ndjeshëm golit të avantazhit

45′ Reagon Shkëndija, tetovarët janë të pafat pasi sërish shtylla i mohon golin e dytë. Këtë herë ishte Ramadani që goditi me kokë

44′ Një moment shpërqëndrimi në mbrojtje dhe Shkëndija ka pësuar gol, Gueye është autori i golit për vendasit

34-Pranë golit të dytë Shkëndija, Doriev “shkarkon” të djathtën nga distanca me topin që “stampohet” në shtyllë

18′ Shans i mirë për Shalën që depërton në zonën e kundërshtarëve pas kombinimit me Gurin, por në fund sulmuesi nuk ia del të gjejë kuadratin. Rezultati mbetet 0-1 për Shkëndijen

9’ – Gooooool. Shkëndija kalon në avantazh. Ljupce Doriev merr një top në krahun e mjatë të sulmit, lëviz mirë dhe lëshon një goditje perfekte, duke dërguar topin në rrjetë.

5′ – Mundësi e artë për Valmierën, por Gueye gabon me portën e boshatisur

Formacionet titullare:

Valmiera: Matrevics, Jounzems, Balodis, Yakuba, Birka, Murata, Zhelizko, Gueye, Silagadze, Mena, Krollis
Trajner: Jurgis Kalns

Shkëndija e Tetovës: Zahov, Sadriu, Cake, Bejtullai, Murati, Ramadani, Dita, Hasani, Shala, Doriev, Guri
Trajner: Artim Shaqiri

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency