VIDEO/ Halili në dhomat e zhveshjes: Keni bërë diçka madhështore, të martën ju shlyej detyrimet
Tirana fitoi titullin e 26 në histori, teksa presidenti i bardhebluve, Refik Halili nuk e fshehu entuziazmin dhe festoi gjatë me futbollistët në dhomat e zhveshjes, por festën e vërtetë e premtoi në shehin “Skënderbej”, bashkë me tifozët.
Menjëherë pasi skuadra shkoi në dhomat e zhveshjes, numri 1 i bardhbluve nxitoi të mbajë edhe një fjalim të shkurtër, ku premtoi një takim me të gjithë të martën e ardhshme dhe u uroi futbollistët e stafin për arritjen.
“Fjalët janë të kota, pro të martën ne do të bëjmë një takim, ku klubi do të shlyejë të gjithë detyrimet që ka ndaj jush dhe do të vazhdojë të ketë detyrime edhe në të ardhmen. Unë jam shumë krenar me ju, që i keni shtuar edhe një trofe tjetër klubit tonë. Ka shumë vlera për ne dhe për njerëzit që do të vijnë pas nesh. Keni bërë diçka madhështore dhe perëndia ua shpërbleftë të gjithëve”, deklaroi presidenti, ndërsa më pas shpërtheu kënga e futbollistëve.



