Featured

VIDEO/ Holanda dhe Kroacia në “Final Four”, Danimarka thyen Francën

Kroacia fitoi 1-3 në Austri dhe siguroi biletën e parë në “Final Four”, duke e mbyllur në vend të parë në Grupin 1 të Ligës A me 13 pikë, një më shumë se Danimarka, që mposhti 2-0 kampionët e botës të Francës.

Luka Modric, Marko Livaja dhe Dejan Lovren realizuan golat e fitores për nënkampionët e botës, teksa ekipi i Rangnick barazoi përkohësisht me anë të Christoph Baumgartner.

Ndërkohë, Danimarka iu fal golave të Kasper Dolberg dhe Andreas Skov Olsen në pjesën e parë për të thyer Francën e Deschamps. Austria e mbylli në vend të fundit duke rënë në Ligën B.

Edhe Holanda në “Final Four”. Kombëtarja e Van Gaal mposhti 1-0 Belgjikën falë golit me kokë të Virgil Van Dijk në çerekorëshin e fundit, duke vulosur vendosin e parë në Grupin 4 të Ligës A, aty ku Uellsi u rendit në vend të fundit, duke zbritur në Ligën B.

Humbje pa pasoja për Turqinë në Grupin 1 të Ligës C. Kombëtarja turke kishte siguruar kalimin në Ligën B, ndërkohë që sot u mposht 2-1 në Ishujt Faroe. Luksemburgu fitoi 1-0 ndaj Lituanisë, me këta të fundit që do të luajnë në “play-out”.

Nations League
Grupi 4, Liga A

HOLANDË-BELGJIKË 1-0 (Van Dijk 73′)

 

UELLS-POLONI 0-1 (Swiderski 58′)

 

Grupi 1, Liga A

AUSTRI-KROACI 1-3 (Baumgartner 9′ / Modric 7′, Livaja 69′, Lovren 73′)

 

DANIMARKË-FRANCË 2-0 (Dolberg 34′, Skov Olsen 39′)

 

Grupi 1, Liga C

ISHUJT FAROE-TURQI 2-1 (Davidsen 53′, Edmunsson 59′ / Gurler 89′)

 

LUKSEMBURG-LITUANI 1-0 (Rodrigues 89′)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency