Europë

VIDEO/ Huliganët anglezë “takim” në Madrid, turbullojnë kryeqytetin spanjoll

Chelsea dhe Manchester City ishin të dyja në Madrid për të zhvilluar ndeshjet e Champions League, teksa Blutë e Londrës kishin përballë Real Madrid ndërsa nga ana tjetër, The Citizens luajtën ndaj Atletico Madrid.

Së bashku me ekipet, kishin udhëtuar një numër i konsiderueshëm tifozësh në mbështetje të skuadrës së zemrës, mirëpo situata ka dalë jashtë kontrollit në momentin kur dy tifozeritë britanike janë “takuar” në kryeqytetin spanjoll teksa kanë nisur një sherr të përmasa të mëdha.

Nuk munguan edhe hedhjet e sendeve të forta në drejtim të njëri-tjetrit, duke vendosur në panik qytetarët e Madridit të cilët u bënë padashje dëshmitarë të një ngjarje të shëmtuar. Ndërkaq, sherri përfundoi vetëm me ndërhyrjen e policisë e cila gjithashtu e pati të vështirë të rivendoste rendin në qytet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency