Legjionarët

VIDEO/ I mungonte një gol prej nëntorit, Celina “shkund” rrjetën në Angli

Bersant Celina është rikthyer të shënojë me fanellën e Ipsëich në Ligën e Parë angleze teksa sulmuesi kontribuoi me një gol në fitoren 3-0 të të tijve në shtëpi ndaj Burton. Futbollisti i Kosovës realizoi golin e tretë të takimit, teksa nuk e pati të vështirë ta përcillte sferën në rrjetë vetëm pak metra larg kuadratit të zbrazët.

Ky ishte realizimi numër pesë për 25-vjeçarin në këtë sezon, teksa goli i mungonte shqiptarit prej muajit nëntor.

Megjithatë, tashmë Celina është zhbllokuar ndërsa për t’u vlerësuar janë edhe katër asistet e dhuruar drejt shokëve të skuadrës. Aktualisht, Ipsëich është në vendin e nëntë me 51 pikë ndërsa kanë si objektiv të ngjiten në Championship.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency