Bundesliga

VIDEO/ I pakalueshën, Sommer thyen rekordin e Bundesliga gjatë një ndeshje

Portieri i Borussia Monchengaldbach, Yann Sommer ishte i pakalueshëm në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Bayern Munich që u mbyll me barazimin 1-1.

Ndonëse rastet dhe tentativat nga ana e kampionëve të Gjermanisë ishin të shumta, në fund ky takim nuk shkoi më shumë se barazimi.

Në një postim në rrjetet sociale media e njohur e sportit “ESPN” ka përmbledhur të gjitha pritjet e Sommer.

Krahas videos, kjo media bën me dije se Sommer ka thyer rekordin e Bundesliga, duke realizuar plot 19 pritje gjatë ndeshjes ndaj Bayern Munich.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency