Angli

VIDEO/ I sëmurë në fushë? Talentit të Anglisë i “shterojnë” energjitë

Anglia ia doli të evitonte humbjen ndaj Gjermanisë në Nations League teksa një gol në minutat e fundit me penallti nga Harry Kane, vulosi shifrat në 1-1. Një nga lojtarët që shkëlqeu në radhët e britanikëve ishte edhe talenti Jude Bellingham.

Edhe pse futbollisti i Borussia i Dortmund nuk u aktivizua si titullar nga ana e trajnerit Gareth Southgate, por u fut në fushë në minutën e 14-të pas një dëmtimi të Philliphs, sërish gjeti motivimin e duhur për të lënë gjurmë në Allianz Stadium. Shpejtësi, energji dhe pjesëmarrje në të gjitha aksionet e britanikëve, ishin disa nga copëzat e shfaqjes që dhuroi 18-vjeçari.

Mirëpo, në fundin e lojës, fantazisti duket se e ndjeu së tepërmi lodhjen edhe si pasojë e një sezoni të gjatë dhe kamerat e fokusuan teksa vjell në fushë. Gjithsesi, ndeshja ishte në përfundim dhe Belligham rezistoi në lojë për minutat e mbetura, ndërsa tashmë do të ketë tre ditë kohë për të rikuperuar forcat para ndeshjes së radhës, atë ndaj Italisë.

@BellinghamJude just threw up? #germanyengland #GermanyvsEngland #GermanyvEngland pic.twitter.com/ZD00Tn4a7S

— Z (@2ayno) June 7, 2022

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency