Legjionarët

VIDEO/ I treti gol në elitën turke, i papërmbajtshëm ish-futbollisti i Kukësit

Valon Ethemi ka gjetur rrugën e rrjetës në elitën turke, teksa shënoi për Istanbulsporin në ndeshjen ndaj Ankaragucu. Skuadra e sulmuesit kaloi e para në disavantazh, megjithatë për të rikthyer baraspeshën mendoi ish-futbollisti i Kukësit që shënoi në minutën e 55-të, duke përfituar nga një rrëmujë në zonën e kundërshtarëve dhe me kokë e depozitoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli i tretë për 25-vjeçarin në këtë sezon teksa është aktivizuar në shtatë ndeshje për Istanbulsporin duke u shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm në organikën e turqve.

Ethemi është duke kaluar aktualisht një moment shumë të mirë pasi edhe në ndeshjen e fundit ishte protagonist për Istanbulsporin duke dhuruar asistin vendimtar në golin e Topallit. Sakaq, në fushë për skuadrën turke ishte edhe një tjetër ish-i Kukësit si Eduard Rroca ndërsa si titullar e nisi edhe Jetmir Topalli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency