VIDEO/ Insigne pritet me entuziazëm në aeroport, e ndjek edhe ish-kapiteni i Genoas
Lorenzo Insigne pritet si hero në Toronto. Sulmuesi italian ka mbërritur në kryeqendrën kanadeze mbrëmjen e djeshme, teksa qindra tifozë kanë dalë t’i urojnë mirëseardhjen në aeroport.
Ish-kapiteni i Napolit ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin kanadez, tekaa aventura e tij atje, do të nisë pikërisht gjatë këtyre ditëve.
Përveç Insignes, skuadrës së Torontos do t’i bashkohet edhe ish kapiteni i Genoas, Domenico Criscito, i cili ka prishur kontratën me ligurët dhe ka arritur marrëveshjen pikërisht me kanadezët.



