Futboll

VIDEO/ Insigne realizon një supergol në Amerikë, por “perla” italianit nuk mjafton për Toronton

Lorenzo Insigne vazhdon të tregoj një formë fantastike në kampionatin amerikan. Italiani e gjeti përsëri rrugën e rrjetës me një gol spektakolar por nuk arriti të shmangte humbjet e ekipit të tij përball Inter Miami.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 dhe golin e vetëm të ndeshjes për Toronton e e shënoi 31 vjeçari në minutën 28-tw duke rikonfirmuar formën fantastike që Insigne po kalon në Amerikë.

Në formacionin startues së bashku me sulmuesin ishte dhe Bernardeschi, ndërsa për Inter Miami e nisi nga minuta e parë Gonzalo Higuain.

Deri më tani Insigne ka luajtur gjatë ndeshje në MLS amerikane dhe ka shënuar tre gola dhe një asist. Ndërsa Bernardeschi në gjashtë ndeshje ka shënuar katër gola dhe dy asist.

Toronto në pesë ndeshjet e fundit në kampionatin amerikan, ka arritur dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Ndërkohw që transferimet e Lorenzo Insigne dhe Federico Bernardeschi deri më tani për Torontën kanë qëlluar shumë të sukseshme, me italianët që kanë bindur në aventurën e re.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency