Itali

VIDEO/ Inter “rrëshket” në garën e titullit, qesharake si zikaltërit pësuan golin e dytë

Inter humbi mundësinë për të marrë kryesimin e Serisë A, teksa u mposhtën në transfertën e Bolognas me rezultatin 2-1. Zikaltëritë e nisën mirë ndeshjen pasi kaluan në avantazh me anë të Perisic në minutën e tretë, por më pas u barazuan nga Arnautovic.

Me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, zikaltërit u shokuan teksa pësuan golin e dytë të cilën nuk mundën ta barazonin. Sansone përfitoi në maksimum nga gafa e portierit Radu, një gafë e cila ishte për të vënë duart në kokë dhe që mund t’i kushtojë shumë Interit në këtë sezon. Tashmë, Inter e sheh veten dy pikë larg Milanit kryesues dhe gara e titullit nuk është më në duart e tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency