VIDEO/ Ish-i i Skënderbeut nuk ia del, por sfidon shiun për të qenë pranë skuadrës
Nazmi Gripshi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për ndeshjen ndaj Sivassporit në “Fadil Vokrri”. Një dëmtim ka lënë jashtë fantazistin durrsak, që gjithsesi është në stadium për të mbështetur shokët e skuadrës.
Futbollisti ka sfiduar edhe reshjet e dendura të shiut, teksa duke qëndruar para pankinës së Ballkanit, është munduar të shijojë sadopak atmosferën që po ndizet gjithnjë e më shumë në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”.



