VIDEO/ Ish-lojtar i Lazios, talenti shqiptar firmos në Moldavi
22-vjeçari Beli Lukaj është talenti i radhës shqiptar nga i cili pritet shumë teksa ka firmosur në Moldavi me Zimbru Kishinau me lajmin që është konfirmuar edhe nga ana e agjentit të lojtarit, Serxhio Mezi. Mesfushori nga Kosova ka qenë pjesë e Primaverës së Lazios duke lënë një shije të mirë në kreyqytetin italian dhe në tetë paraqitje me bardhekaltërit ia ka dalë të shënojë edhe një gol.
Goli me Primaveran e Lazios:
Lukaj, i cili fillimet e tij i ka në Zvicër me Aargau ka kaluar edhe nga Superiorja duke qenë se ka bërë pjesë në radhët e Skënderbeut në sezonin 2019-2020. Tashmë Lukaj përgatitet të nisë një aventurë të re moldavët e Zimbru Kishinau, skuadër me të cilën kërkon të jetë protagonist.
Sa i përket skuadrës së re, Zimbru shihet si klubi ideal për të promovuar vlerat e Lukaj, ndërsa aktualisht skuadra e kampionatit elitar në Moldavi gjendet në vendin e shtatë me 16 pikë.




