Nations League

VIDEO/ Iu shmang forcave të sigurisë, djali i merr fanellën idhullit të tij dhe shpërthen në lot

Fitorja e parë e skuadrës spanjolle në Ligën e Kombeve të UEFA-s u arrit të enjten e kaluar, me rezultat 1-0 ndaj Zvicrës (realizoi Sarabia), në Gjenevë (takimi i tretë në Grupin 2 të Ligës A. Pavarësisht se Spanja luante ne transfertë, pati mbështetjen e një numri të madh tifozësh.

Pas fishkëllimës së fundit nga arbitri holandez Serdar Gozubuyuk, skuadra spanjolle nisi festën në fushë. Në atë moment një djalë ka shfrytëzuar rastin për të kapërcyer pengesën e sigurisë dhe ka mbërritur në sektorin ku ndodheshin futbollistët spanjollë dhe pjesëtarët e stafit të “La Rojas”.

Fanatiku i vogël iu afrua me shpejtësi Marco Asensios dhe lojtari i Real Madridit nuk hezitoi t’i jepte fanellën. Luis Enrique dhe disa pjesëtarë të stafit u kërkuan forcave të sigurisë ta lejonin djaloshin të përqafonte idhullin e tij.

Pas marrjes së dhuratës, djali u largua i lumtur, shumë i emocionuar pa mundur t’i përmbante lotët.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency