Video/ Ja si trajneri Ndreu humbi toruan dhe goditi futbollistin e Skënderbeut
Në përfundim të sfidës Skënderbeu – Kastrioti 2-1, para se skuadrat të linin fushën, u regjistrua një episod i shëmtuar, kur protagonist u bë edhe trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu.
Nga pamjet dallohet qartë që ka tension mes sulmuesit Bedri Greca dhe dy futbollistëve bardhekuq, portierit Rexhepi dhe mbrojtësit Vitija. Ndreu u afrohet protagonistëve dhe fillimisht tenton të tërheqë lojtarët e tij, por më pas reagon dhunshëm dhe godet me shqelm Leonat Vitijën.
Nuk dihet se çfarë e detyroi Ndreun ta humbte qetësinë, por është e qartë që veprimi i tij lë për të dëshiruar.



