VIDEO/ “Je qendër mbrojtës apo mbrojtës krahu”, Sterling nuk di pozicionin e shokut të skuadrës
Raheem Sterling sapo është bashkuar me Chelsean, teksa ish-futbollisti i Manchester City po shfrytëzon ditët e grumbullimit në Shtetet e Bashkuara për t’u ambientuar me skuadrën e re, e po ashtu për të njohur edhe më mirë shokët e rinj.
Pasi nga një video e cila po qarkullon së fundmi, kuptohet qartësisht se Sterling nuk i njeh mirë të gjithë shokët e ekipit pasi në një moment të caktuar afrohet me Malanga Sarr dhe e pyet këtë të fundit për rolin që mbulon në fushë.
“Je qendër mbrojtës apo mbrojtës krahu?”, teksa Sarr thekson se është një qendër mbrojtës i pastër. Ndërkaq, ky moment ka shërbyer edhe për t’u tallur në rrjetet sociale, me tifozët që habiten se si sulmuesi anësor nuk njeh pozicionet e shokëve të rinj.



