Futboll

Video/ Julian Alvarez çfarë sulmuesi, mund të jetë e ardhmja e futbollit argjentinas!

Julian Alvarez është një makineri golash. Klubet e mëdha të Europës duhet t’i hedhin sytë nga Argjentina nëse duan një sulmues goleador që mund të jetë e ardhmja e futbollit amerikano-jugor. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin e River Plate Julian Alvarez i cili ka një klauzolë largimi prej vetëm 25 milionë eurosh nga Los Millianarios dhe në këtë sezon po i mahnit të gjithë me paraqitjen e tij.

Alvarez kapi kuotën e 20 golave sezonalë me Riverin në të gjitha kompeticionet pasi në ndeshjen e fundit ndaj Patronatos realizoi një poker duke udhëhequr ekipin e Marcelo Gallardos drejt një suksesi me shifrat e thella 5-0. 3 vite më parë në Argjentinë ishte Lautaro Martinez që spikaste me fanellën e Racing Club, me “Toron” që në atë periudhë u ble nga Interi për 25 milionë euro, për të njëjtën shifër mund të sillet në Europë edhe Julian Alvarez i cili në sezonin e tij të parë që aktivizohet rregullisht me River Plate po shkëlqen aq shumë sa i ka lënë “gojëhapur” edhe vetë drejtuesit e Los Millinarois me trajnerin Gallardo që ka gjetur te 21-vjeçari një “gjahtar” golash.

Për momentin më shumë interes për talentin argjentinas ka shfaqur Milani ndërsa Alavarez kërkohet edhe nga klube gjermane dhe angleze. Në janar ai do të jetë opsion i shkëlqyer për të gjitha ato skuadra që kanë problem në gjetjen e golit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency