Futboll

VIDEO/ Kameruni në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, i falet dygolëshit të sulmuesit të Lyon

Kameruni është skuadra e parë që siguroi kualifikimin në gjysëmfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.

“Luanët e Paepur” fituan 2-0 kundër Gambias falë dy golave të Karl Toko Ekambi. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

 

Kameruni ndërroi marsh në fraksionin e dytë të sfidës dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 50-të.

Ekambi realizoi një gol të bukur me kokë. 29-vjeçari nuk u ndal dhe shtatë minuta më vonë shënoi një tjetër gol, duke vulosur kualifikimin e Kamerunit.

 

Tre takimet e tjera të fazës çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës janë Burkina Faso-Tunizi, Egjipt-Marok dhe Senegal-Guinea Ekuatoriale.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency