VIDEO/ Kampionë edhe jashtë fushe, Tirana me një nismë të re!
Kampionë edhe jashtë fushe, Tirana me një nismë të re, tanimë në aspektin social….
Klubi bardheblu në bashkëpunim me Akademinë e Futbollit të kryeqytetasve kanë ndërmarrë iniciativën për të transmetuar dashurinë për sportin dhe kulturën sportive te moshat e reja.
Lojtarët e skuadrës së parë dhe drejtues të klubit, kanë vizituar një nga kopshtet e Tiranës, duke lumturuar fëmijët që për një ditë janë bërë pjesë e bardhebluve, duke takuar futbollistët që kanë dhuruar autografe dhe mbi të gjitha kujtime që mbeten gjatë në memorie për vogëlushët.
Bëhet fjalë për një nismë që sapo ka nisur, dhe ku parashikohet që e njëjta filozofi të implementohet edhe në shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme, ku natyrisht spikat misioni për të kultivuar dëshirën dhe vullnetin për sportin te moshat e reja.
Një mision mjaft fisnik që shpjegon dhe filozofinë e një klubi që po modernizohet në të gjitha strukturat, përtej ecurisë në fushën e blertë, dhe në të cilën Tirana ka ftuar publikisht që të bashkohen edhe klubet e tjera të futbollit shqiptar.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



