VIDEO/ Kartonë të kuq për Balajn dhe Roshin, Boluspor reziston me 9 lojtarë
Fundjavë për t’u harruar për Bekim Balajn dhe Odise Roshin. Dy lojtarët e kombëtares janë pjesë e Boluspor në divizionin e dytë të futbollit turk, ekip ku luan edhe Dejvi Bregu (në stol sot) e Gentian Selmani (i dëmtuar).
1-1 përfundoi ndeshja Boluspor-Bursaspor. Afrikani Kasongo kaloi vendasit në avantazh në fundin e pjesës së parë pas një asisti të marrë nga Balaj. Sulmuesi shkodran u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-të.
Balaj mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-t, duke lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Bursaspor përfitoi nga superioriteti numerik dhe gjeti golin e barazimit katër minuta më vonë.
Në minutën e 66-të u ndëshkua edhe Roshi me të kuq. Anësori i djathtë mori dy kartonë të verdhë brenda një minute, për faull dhe protestë kundër arbitrit. Boluspor me nëntë lojtarë, por në fund ia doli të evitojë humbjen edhe pse me dy lojtarë më pak.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



