Kategoria Superiore

VIDEO/ Kukësi “shpartallon” Kastriotin, verilindorët marrin fitoren e tretë radhazi

Kukësi konfirmon formën e mirë në këtë moment të sezonit, teksa verilindorët nuk e vendosin për asnjë moment në diskutim trepikëshin ndaj Kastriotit duke i mposhtur këta të fundit në transfertë me rezultatin e thellë 1-5. Kukësi në këtë formë merr fitoren e tretë radhazi dhe i ushtron presion Tiranës, duke u renditur në vendin e dytë, vetëm një pikë larg bardhebluve. Sa i takon kronikës së sfidës, Kukësi e nisi duke shpërdoruar dy raste me anë të Feijao, megjithatë braziliani rikuperoi gabimet me anë të golit në minutën e 24.

Nga ana tjetër, Kastrioti pati mundësi për të shënuar, por Greca nuk ishte i saktë para Tafas, me këtë të fundit që shpëtoi edhe në raste të tjera skuadrën. Megjithatë, në minutën e 42, Milunivic dyfishoi shifrat duke i dhuruar qetësinë të tijve. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, vendasit pësuan jë transformim në aspektin negativ dhe Kukësi nuk fali duke shënuar edhe katër herë të tjera.

Protagonist ishte Feijao që kompletoi tripletën personale, ndërsa në listën e golashënuesve nuk munguan edhe Gjelbrim Taipi dhe Bruno Lulaj nga penalltia. Sakaq, për krutanët realizoi Mudrazija, por që goli i tij vlen vetëm për statistika. Pas kësaj, ndeshje situata për Kastriotin rëndohet edhe më shumë në lidhje me renditjen, teksa mbetet e fundit me pesë pikë të grumbulluara në 11 javë.

 

Kastrioti-Kukësi  1-6 (79′ Mudrazija/ 24′, 51′, 77′ Feijao, 42′ Milunovic, 86′ Gj. Taipi, 90+3’Lulaj)                                                                           Stadiumi i Kamzës

Kronika e ndeshjes:

90+3′ Milunovic fiton një penallti, nga pika e bardhë nuk fal Lulaj

86′ Gooool! Kukësi i pandalshëm në fushë, verilindorët gjejnë edhe golin e pestë me anë të Gjelbrim Taipit

79′ Gooool! Kastrioti jep shenja jete, krutanët shkurtojnë diferencën me anë të Mudrazija

77′ Gooool! Kukësi gjen golin e katërt, Feijao komplenton tripletën personale

74′ Kukësi shfaqet sërish në sulm, Basa ndalet në tentativën për të goditur portën

61′ Kastrioti gjen golin me anë të Grecës, por festa e sulmuesit ndalet nga VAR që e cilëson në pozicion të parregullt lojtarin e krutanëve

59′ Kukësi i afrohet edhe golit të katërt, Lulaj ndalet vetëm nga portieri Vata

51′ Gooool! Kukësi gjen edhe golin e tretë, Milunovic asiston për Feijao i cili realizon me kokë

44′ Kukësi sërish në sulm, Basa depërton në zonë dhe me një parabël shmang portierin Vata, por Onanuga largon në vijën fatale

42′ Gooool! Kukësi gjen golin e dytë, Gjelbërim Taipi asiston për Milunovic me këtë të fundit që nuk fal përballë Vatës

40′ Rast i shkëlqyer për Kastriotin, Greca ndalet nga ana e Tafas

36′ Kastrioti në sulm, Greca asiston Ajazin por sulmuesi nuk gjen kuadratin

33′ Kastrioti provon me Okebugwo, por Tafas është i vëmendshëm dhe devijon sferën në këndore

 24′ Kukësi gjen golin, Feijao ndëshkon Kastriotin. sulmuesi brazilian tregohet i saktë në goditjen me kokë brenda zonës duke mos i lënë asnjë shans portierit Vata

20′ Sërish shans për Kukësin, Domi fton Milunovic me sulmuesin që brenda zonës gabon totalish shënjestër

18′ Kastrioti me mundësinë më të mirë për të gjetur golin e avantazhit, Ajazi godet vetëm rrjetën e jashtme

16′ Feijao shpërdoron sërish një mundësi të shkëlqyer, teksa i vetëm përballë Vatës godet jashtë

11′-Feijao i vetëm përballë Vatës pas një aksioni të bukur të Kukësit, por ndalet nga portieri i Kastriotit

Me një pikë të grumbulluar në 5 ndeshjet e fundit që i shtohet edhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë nga një skuadër e Kategorisë së dytë si Flamurtari janë një tregues që situata te Kastrioti nuk është aspak pozitive. Kundërshtari i radhës në kampionat për krutanët është Kukësi që ka shansin të ngjitet në krye të Abissnet Superiores në rast fitoreje dhe një ndalese të Tiranës, prandaj verilindorët nuk mund të konsiderohen si rivali ideal që skuadra e Ramadan Ndreut të bëjë kthesën. Sot në Kamëz do të sfidohen skuadra me formën më të dobët dhe ekipi që ka bërë më mirë në javët e fundit në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione.

Formacionet zyrtare:

Kastrioti(4-3-3):Vata, Rami, Hussein, Karakaçi, Neziri, Onanuga, Ogebugwo, Basha, Prodani, Greca, Ajazi                                                              Trajner: Ramazan Ndreu

Kukësi(4-3-3):Tafas, Domi, Lulaj, Hila, Ndreca, Gj.Taipi, Sula, Sh.Taipi, Feijao, Basa, Milunovic                                                                                              Trajner: Diego Longo

Shifra dhe fakte:

-Në fazën e parë Kukësi ja doli të fitonte 3-1 me përmbysje ndaj Kastriotit në Elbasan Arena me ndeshjen që u vendos nga dygolëshi i kroatit Edi Basa.

-Sezonin e kaluar Kastrioti ishte “macja e zezë” e Kukësit pasi e mposhti plot 3 herë duke i marrë 9 pikë.

-Nga 19 gola që ka shënuar skuadra e Diego Longos në këtë sezon, 10 i ka dyshja Basa-Milunovic, ndërkohë Kastrioti ka shumë probleme në sulm teksa dy shënuesit më të mirë janë Arbër Basha dhe Spartak Ajazi me nga dy gola secili.

-Në 5 javët e fundit Kukësi është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në Abissnet Superiore, plot 12.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency