VIDEO/ Katër minuta në fushë, grinta e Çelhakës i garantoi Legias tre pikë
Legia ka nisur ditën e premte me një fitore shumë të rëndësishme gjysmën e dytë të kampionatit teksa mposhtën në transfertë me rezultatin 1-3, skuadrën e Zaglebie. Gjigandët polakë gjenden në një pozitë të vështirë duke qenë se janë në vendin e 15 në renditje dhe po luftojnë për të qëndruar mes më të mirëve.
Megjithatë, pavarësisht fitores, në një moment Legia po vuante në fundin e lojës pasi vendasit po sulmonin për të barazuar sfidën. Gjithsesi, për të evituar dështimin, mendoi Jurgen Çelhaka. Ish-mesfushori i Tiranës u aktivizua në fushë vetëm në minutën e 86, por dy minuta i mjaftuan për të bërë protagonistin pasi në minutën e 88, luftoi deri në fund për të mbajtur të tijtë përpara në sulm dhe nga ai fraksion erdhi goli i tretë dhe i qetësisë.
Në fakt, 21-vjeçari ende nuk e ka fituar besimin e trajnerit serb, Vukicevic, megjithatë së fundmi ka dhënë një provë të madhe për të pasur kështu më shumë minuta në fushë. Sakaq, për Legian u aktivizua edhe Ernest Muçi, teksa sulmuesi nuk e nisi nga minuta e parë, por u hodh në fushë në minutën e 71.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



