Featured

VIDEO/ Klubi historik në krizë, tifozët pushtojnë fushën dhe sulmojnë trajnerin

Deportivo Cali është një nga klubet më të suksesshme në Kolumbi, por ky sezon i ka bërë të vuajnë tifozët. Skuadra renditet në vend të parafundit dhe rrezikon seriozisht rrëzimin një divizion më poshtë, diçka poshtëruese dhe e papranueshme për ultrasit e Calit.

Ndeshja e fundit përballë Cortulua, u ndërpre për shkak të zemërimit të tifozëve të Deportivos, që po humbiste 2-0 ndaj ekipit të vendit të fundit. Tifozët shikojnë trajnerin Andres Mayer Garcia Candelo si fajtorin kryesor dhe zbritën në fushë duke e sulmuar dhe ofenduar atë, por edhe lojtarët e ekipit të zemrës.

Kaosi përfshiu për disa momente fushën e blertë, teksa as ndërhyrja e forcave policore nuk ndikoi që ndeshje të vazhdonte, me dhjetë herë kampionët e Kolumbisë dhe dy herë finalistët e Libertadores që po kalojnë një moment tepër të vështirë, sidomos tani që edhe mbështetësit e tyre e kanë humbur durimin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency