Bundesliga

VIDEO/ Koln nuk ndalet as në kryeqytet, thyen Hertha Berlin dhe ëndërron Champions

Hertha Berlin bie në shtëpi pas pesë ndeshjesh, teksa Koln siguroi suksesin e tretë radhazi në Bundesligën gjermane. 1-3 për ekipin mik përfundoi ndeshja e luajtur në kryeqytetin gjerman.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Anthony Modeste zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë. Sulmuesi realizoi me kokë, kaloi Koln në avantazh dhe u ngjit në kuotën e 12 golave sezonalë në kampionatin gjerman.

Ekipi mik nuk u ndal dhe gjeti golin e dytë dy minuta më vonë. Ondrej Duda dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të fortë, ndërsa Hertha rihapi ndeshjen në minutën e 58-të.

Vladimir Darida shënoi me kokë dhe vendasit morën zemër, por Koln u mbrojt mirë dhe në minutat shtesë realizoi golin e tretë me anë të 19-vjeçarit Jan Thielmann.

Koln është ngjitur në vendin e gjashtë në renditje dhe ndodhet dy pikë larg zonës Champions League, ndërsa Hertha Berlin renditet në vendin e 12-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency