VIDEO/ Koreografi dhe xhiro me biçikletë në stadium, tërhiqet ish-sulmuesi i Brazilit
Fred i ka dhënë fund karrierës 19-vjeçare si futbollist. Sulmuesi i njohur brazilian, autor i 18 golave në 39 ndeshje me pesë herë kampionët e botës, ka vendosur të tërhiqet në moshën 38-vjeçare.
Simplesmente Frederico Chaves Guedes. pic.twitter.com/BFTmsYiReM
— Fluminense F.C. (@FluminenseFC) July 10, 2022
Lojtari debutoi me America Mineiro në vitin 2003, ndërkohë që luajti edhe me ekipe si Cruzeiro, Atletico Mineiro dhe Fluminense (në dy periudha të ndryshme me dy ekipet e fundit).
https://twitter.com/i/status/1545943731441995780
Në Europë shkëlqeu me Lyon, ekip me të cilin u shpall 3 herë radhazi kampion i Francës. Dy vite më parë u rikthye te Fluminense, teksa sot zbriti në fushë për herë të fundit në takimin ndaj Ceara-s.
Pas vërshëllimës së arbitrit, Fred bëri xhiro me biçikletë gjatë pistës së stadiumit, me të njëjtën që kishte përshkruar 600 km nga Belo Horizonte në Rio De Janeiro kur njoftoi rikthimin e tij te Fluminense në verën e vitit 2020.
https://twitter.com/i/status/1545953354706206720
Tifozët i dhuruan një koreografi shumë të bukur dhe u përshëndetën gjatë me të, duke i bërë nderimet e duhura në ditën e tërheqjes nga futbolli aktiv. 63 mijë ishin mbledhur në stadium vetëm për Fred.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



