Featured

VIDEO/ Kosova zhgënjen ndaj Greqisë, humb ndeshjen dhe dy titullarë

E pafat mund të konsiderohet përfaqësuesja e Kosovës në përballjen me Greqinë, të cilën e mbylli me 9 lojtarë.

“Dardanët” dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, megjithatë ishin grekët ata që morën fitoren 0-1 në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 36’, kur Bakasetas shënoi nga distanca, golin e avantazhit por edhe të fitores.

Pjesa e dytë e ndeshjes do të rezultonte më fatale për Kosovën, që përveçse nuk ia doli të barazonte, e mbylli takimin me dy lojtarë më pak. Në minutën e 72’të Aliti do të dilte nga fusha e lojës, i cili pas një ndërhyrje të gabuar mori kartonin e dytë të verdhë.

Ndërsa në minutën e 90+1’ ishte portieri Muriç ai që do të ndëshkohej me të kuq dhe të linte fushën e lojë.

Deri më tani në Nations League Kosova ka marrë një fitore ndaj Qipros me rezultatin 0-2 dhe një humbje ndaj Greqisë me rezultatin 0-1. Ndërsa në vijim gjatë muajit qershor “dardanët” do të ndeshen në shtëpi me Irlandën e Veriut më datë 9 dhe në transfertë ndaj Greqisë më 12 qershor.

Ndërsa ndeshja tjetër e grupit ajo mes Qipros dhe Irlandës së Veriut është mbyllur me barazimin 0-0.

Kosovë-Greqi (0-1)

91’-Kosova mbetet me 9 lojtarë në fushën e lojës, portieri Muriç del me të kuq.

83’-Kosova shumë pranë barazimit, Rrahmani kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës me një goditje me kokë, por ndalet nga Valchodimos.

72’-Kosova mbetet me 10 lojtarë në fushën e lojës, pas një ndërhyrje të gabuar Aliti merr karton të kuq.

64’-Zhegrova tenton të gjejë golin e barazimit duke goditur topin nga distanca, por nuk ia del të gjejë rrugën drejt rrjetës.

62′-Greqia shumë pranë golit të dytë, por Muriç shpëton Kosovën.

55’-Kosova shumë pranë golit, Rashica godet nga distanca, por ndalet nga Valchodimos.

Nis pjesa e dytë e Kosovë-Greqi në  “Fadil Vokrri”.

Mbyllet me rezultatin 0-1 pjesa e parë e Kosovë-Greqi.

36’-Goool! Greqia merr avantazhin me një super gol nga kapiteni Bakasetas, me këtë të fundit që depërton mbrojtjen e Kosovës dhe realizon.

05’-Kosova shumë afër golit, Zeneli tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës, por ndalet nga Vlachodimos.

Nis ndeshja Kosovë-Greqi më “Fadil Vokrri”.

Formacionet zyrtare:
Kosova (4-2-3-1): Muriç; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Loshaj, Fazliji; Zeneli, Zhegrova, Rashica; Muriqi
Greqia (4-3-3): Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Hadzidiakos, Tsimikas; Mantalos, Kourbelis, Bakasetas; Masouras, Giakoumakis, Limnios

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency