Video/ Kukësi rigjen fitoren në Rrogozhinë me dyshen Sh. Taipi-Ndreca, fundoset Egnatia
Misioni i Egnatias për të qëndruar në Abissnet Superiore bëhet edhe më I vështirë pas humbjes së fundit, 0-2 përballë Kukësit. Skuadrës së Zekirija Ramadanit nuk i mjaftoi dëshira dhe rikthimi i Pedro Augustos titullar. Nga ana tjetër, verilindorët shfrytëzuan cilësitë në fazën sulmuese, duke shënuar dy herë me Shqiprim Taipin dhe Edison Ndrecën. Kukësi me këtë sukses shkon në kuotën e 34 pikëve, 9 më pak se Tirana kryesuese, duke qëndruar në garë për titullin kampion.
Egnatia – Kukësi 0-1 (Shqiprim Taipi 30′, Ndreca 55′)
90+4′ – Mbyllet sfida në Rrogozhinë, Egnatia pëson humbjen e 9-të sezonale, Kukësi ruan hapin e Tiranës.
89′ – Demir Imeri gjendet i pambuluar brenda zonës, godet me të jashtmen, por topi shkon në fundore.
77′ – Tenton nga distanca Gjelbrim Taipi, topi shkon drejt e në duart e portierit.
65′- Tjetër tentativë e Pedro Augustos, por shënjestra e brazilianit nuk ishte e saktë.
55′ – Goooool! Aksion model i Kukësit që niset nga Edison Ndreca e mbyllet me gol po nga Nderca, 0-2.
47′ – E nis me vrull Egnatia pjesën e dytë, Pedro Augusto, në poziciom të prirët, ndalet nga Tafas.
37′ – Musta shërben për Shkurtajn, që nuk arrin të godasë siç duhet. Ka pretendime për 11-m, por kryesori vijon lojën.
35’ – Pedro Augusto depërton nga e majta dhe shërben për Jackson, tentative e të cilit ndalet nga Lulaj.
30’ – Goooool! Zhbllokohet rezultati në Rrogozhinë. Basa nga e djathta kthen topin drejt qendrës, ku nuk e arrin Musta, por pas tij vjen Shqiprim Taipi, i cili nuk i jep asnjë shans Pujës, 0-1.
28′ – E lehtë goditja e Shkurtajt, portieri Puja kontrollon lehtësisht.
17’ – Mundësi e mirë për Kukësin me një goditje të lirë, por që nuk u shfrytëzua nga Gjelbrim Taipi, që e e çoi topin mbi tra.
1′ – Pedro Agusto jep shkëndijën e parë të ndeshjes. Braziliani rrëmben një top pas pasigurisë së Pëllumbit, por tentativa e sulmuesit ndalet nga Tafas.
– Nis ndeshja në Rrogozhinë, topin e parë e shkelmon Kukësi.
Formacionet:
Egnatia: Puja, Ymeraliaj, Michael, Krivanjeva, Allmuça, Duranski, Iseni, Ademi, Levendi, Jackson, Pedro Augusto. Trajner: Zekirija Ramadani.
Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Sh. Taipi, De Lucas, Gj. Taipi, Basa, Musta, Shkurtaj. Trajner: Diego Longo.
Kryesor Florjan Lata (Durrës)
Nihmës i parë: Rejdi Avdo (Tiranë)
Nihmës i dytë: Rexhino Mersinasi (Durrës)
Arbitër i katërt: Andi Koçi (Durrës)
VAR: Kridens Meta (Tiranë)
AVAR: Ani Koçiaj (Tiranë)



