VIDEO/ Laçi nuk ndalet as ndaj kampionëve, Mazrekaj-Guindo sjellin suksesin e radhës
Ulja e Mirel Josës në stol ka ndryshuar për mirë Laçin. Bardhezinjtë fituan 2-0 ndaj Teutës falë golit të Mentor Mazrekajt në minutën e 42’. Fitorja e tretë radhazi në Abissnet Superiore për ekipin kurbinas, që janë ngjitur në vendin e katërt.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e dytë. Driblime të bukura të Regi Lushkjes, i cili dhuron asist për Saliou Guindo, por pozicioni i sulmuesit afrikan është i parregullt.
Deliu dhe Ademi patën shanset e tyre, teksa Mentor Mazrekaj zhbllokoi sfidën tre minuta përpara fundit të fraksionit të parë të takimit. Goditja e dënimit nuk u devijua nga askush dhe vendasit në festë.
Teuta tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por nuk u shfaq si ekipi kampion në fuqi. Laçi vijoi të sulmojë, Guindo, Lushkja dhe Mazrekaj u shfaqën të rrezikshëm me daljet e tyre.
Ekipi mik mbeti me dhjeetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jackson në 80’ (pas një faulli ndaj Guindos). Ekipi i Mirel Josës shfrytëzoi superioritetin dhe realizoi golin e qetësisë më anë të Guindo në minutën e dytë shtesë të sfidës.
Komenti:
90+4′ Përfundon ndeshja në Laç, vendasit fitojnë me rezultatin e pastër 2-0 përballë Teutës
90+2′ Goooool! Laçi siguron fitoren, kurbinasit gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Guindo
82′ Goditje dënimi për vendasit. “Predhë” e Regi Lushkjes, por reagon shumë mirë portieri Pano Qirko
80′ Teuta me dhjetë lojtarë. Qato nis bukur Guindon, i cili ndalet në mënyrë të parregullt nga Jackson. I kuq për brazilianin e kampionëve
66′ Goditje dënimi për Teutën në një pozicion të rrezikshëm, gjuan Jackson por devijon muri bardhezi. Goditje nga këndi për ekipin e Martinit
54′ Faull i Selmanit ndaj Guindos. Mbrojtësi durrsak ka karton të verdhë, vendasit kërkojnë të dytin, por ndryshe mendon kryesori Ferhataj
53′ Guindo insiston në krahun e djathtë, asist për Regi Lushkjen, i cili nuk e merr si duhet topin duke mos arritur të gjuajë
50′ Selmani ndëshkohet me karton të verdhë, mbrojtësi pengon Guindon dhe gjyqtari Olsid Ferataj nuk e fal
46′ Starton pjesa e dytë në Laç, miqtë provojnë të reagojnë
45′ Përfundon pjesa e parë, vendasit në avantazh falë Mazrekaj
42′ Gooooooo! Laçi në avantazh. Insistimi i bardhezinjve shpërblehet. Goditje dënimi e Mazrekajt nga krahu i majtë, askush nuk devijon topin, që përfundon në rrjetën e kampionëve në fuqi
26′ Laçi vazhdon sulmon. Krosim i bukur i Roganovic nga e djathta, por as Ademi dhe as Deliu nuk përfitojnë dot të shtyjnë topin në rrjetë
23′ Goditje dënimi për Laçin. Gjuajtja e Mazrekajt përplaset në mur. Provon edhe Ardit Deliu me një goditje të rrezikshme, topi ngjitur me shtyllën
15′ Laçi i rrezikshëm. Mazrekaj vepron bukur në krahun e majtë, teksa Ilirid Ademi godet keq me kokë duke humbur një rast të pastër
2′ Guindo shënon për Laçin pas një aksioni individual të Lushkjes, por festën e anulon VAR si pasojë e një pozicioni të parregullt
1′ Starton sfida në Laç, vendasit presin Teutën
Formacionet zyrtare
Laçi (4-3-3): Dajsinani, Roanovic, Ignjatovic, Malota, Ziko; Deliu, Lushkja, Shehu; Ademi, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.
Teuta (4-1-4-1): Qirko; Todorovski, Selmani, Ivanovic, Jackson; Aleksi; L. Vila, Kallaku, Acquah, Koubemba; Gruda. Trajner: Edi Martini.



