VIDEO/ Laçi pëson gol dhe thyhet në shtëpi pas 5 muajsh, fitore qetësie për Teutën
Vazhdon momenti jo i Laçit në kampionat. Bardhezinjtë u mposhtën 0-1 nga Teuta, që siguroi tre pikë të rëndësishme, që qetësojnë kampionët në fuqi.
Djemtë e Mirel Josës dominuan takimin, Julian Shehu goditi traversën në pjesën e parë (devijim i Qirkos), teksa portieri durrsak i mohoi golin me kokë Serxho Ujkës.
Teuta priti momentin e saj dhe ndëshkoi kundërshtarin në minutën e 73-të me anë të Rubin Hebajt, i cili kishte pak minuta që ishte futur në fushë.
Laçi iu afrua golit të barazimit me anë të Sebastian Spahiut, por nuk ia doli dot dhe regjistroi takimin e pestë pa fitore.
Bardhezinjtë nuk humbisnin dhe nuk pësonin gol në shtëpi prej 16 tetorit të vitit të kaluar (0-14 ndaj Egnatias). Suksesi i dytë radhazi jashtë fushe për Teutën, që është ngjitur në kuotën e 31 pikëve.
Abissnet Superiore
Java e 26
Laçi-Teuta 0-1 (Hebaj 73′)
Kronika e ndeshjes:
90+5′ Goditje me kokë e Rudolf Turkajt, pret Pano Qirko.
90+1′ Harmon pason për Serxho Ujkën, por gjuajtja potente e mesfushorit kurbinas devijohet në këndore.
84′ Tentojnë me radhës Deliu dhe Spahiu për ekipin kurbinas, por pa ia dalë të dërgojnë topin në rrjetë.
73′ Teuta në avantazh. Dajsinani reagon shumë mirë pas goditjes me kokë të Jazxhit, por nuk ka çfarë bën përballë Rubin Hebajt, i cili zhbllokon takimin.
68′ Guindo mposht Qirkon, por Todorovski largon topin në vijën fatale. Rezultati vazhdon të jetë 0-0.
59′ Kundërsulm i Teutës. Acquac gjen Dacin, gjuajtja e të cilit devijohet nga mbrojtja vendase.
57′ Guindo rikuperon një top në sulm dhe pason për Mazrekajn, por goditja rrafsh me tokën kontrollohet pa probleme nga Qirko.
51′ Ekipi i Josës shumë afër golit. Serxho Ujka tenton me kokë pas një krosi të ardhur nga këndorja, Qirko “fluturon” dhe devijon topin në këndore.
49′ Zbritje shumë e bukur e Laçit. Deliu pason për Zulfiun, por goditja e sulmuesit të djathtë është qendrore dhe kontrollohet pa probleme nga Qirko.
45+1′ Vendasit sërish të rrezikshëm. Mazrekaj pason për Shehun, i cili gjuan mbi tra.
44′ Mazrekaj gjen Deliun në kufijtë e zonës së 16 metrave, por gjuajta e mesfushorit është e pasaktë.
39′ Mundësia më e mirë e pjesës së parë i takon Laçit. Julian Shehu shkarkon të djathtën, që ndalet në traversë pas prekjes së Qirkos.
35′ Inkursion i bukur i Mentor Mazrekajt, por numri 14 i bardhezinjve nuk shënjestron portën durrsake.
26′ Mundësi e mirë për Laçin, por Ardit Deliu nuk gjuan saktë nga goditja e dënimit. Topi mbi tra.
23′ Goditje dënimi në pozicion të prirët për Teutën. Lorenco Vila tenton portën, nuk ka rrezik për Dajsinanin.
19′ Lorenco Vila lëviz mirë në krahun e majtë dhe pason për Avdylin, gjuajtjen e të cilit e pret pa probleme Dajsinani.
Laçi pret në shtëpi Teutën me kurbinasit e vendit të dytë që kërkojnë të rikthehen te suksesi pas katër ndeshjesh pa fitore. Nga ana tjetër, durrsakët kanë nevojë për pikët pasi në të kundërt përfshihen në garën e mundimshme të mbijetesës.
Trajneri Mirel Josa në formacionin titullar ka përfshirë Zulfiun, i cili do të jetë në linjën e parë të sulmit së bashku me Guindo dhe Mazrekaj. Trajneri Renato Arapi ka vendosur për 11 lojtarët titullarë, teksa nga minuta e parë i beson në sulm të rinjve si Daci dhe Peposhi.
FORMACIONET ZYRTARE
Laçi (4-3-3): Dajsinani, Velija, Ignatovic, Turkaj, Ziko, Shehu, Deliu, Ujka, Guindo, Zulfiu, Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.
Teuta (4-3-3): Qirko, Todorovski, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, Acquah, Aleksi, Avdyli, Peposhi, Daci, L.Vila. Trajner: Renato Arapi.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



